Agjencia Zhurnal.mk.

Qyteti i Shkupit do t’i “ngjyrosë” në të kaltër rrjetet sociale në Ditën Botërore të Fëmijëve

Shkup, 20 nëntor – Qyteti i Shkupit njoftoi se përfshihet në iniciativën për shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntori dhe me ftesë të UNICEF-it do t’i “ngjyrosë” në të kaltër rrjetet e tij sociale fejsbuk, tuiter dhe instagram. Në këto rrjete do të ndahen posterë me porosi për fëmijëri më të lumtur #PërÇdoFëmijë.

 

Me rastin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, çdo vit më 20 nëntor shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, ditë e mbushur me aktivitete të realizuara nga fëmijët, për fëmijët.

Gjatë viteve të kaluara, në shenjë të mbështetjes, objektet publike ishin ndriçuar në ngjyrë të kaltër, por këtë vit për shkak të krizës aktuale energjetike kjo fushatë sipas udhëzimeve të UNICEF do të realizohet onllajn, në rrjetet sociale.

Këtë vit theksi i aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve vendoset në ide për zgjidhje të sfidave më të mëdha të cilat i prekin jetët e tyre dhe të ardhmen e tyre, në lidhje me tri tema me prioritet: arsim cilësor, mjedis jetësor dhe cilësi të jetës.

Related posts

Shkup/ Lindë foshnja e parë nga Afganistani

Z H

Ekspo Panair i programit “Qytete të reja në Maqedoni të Veriut”

Z H

Numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë, nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More