Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët vazhdojnë të ankohen për shërbimet shëndetësore!

Shkup, 12 dhjetor – Qytetarët përballen me probleme të përditshme kur kanë nevojë të marrin ndihmë mjekësore. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të mbetet një ndër institucionet më të rëndësishme në vend, por që në krye të së cilës vendosen persona që pak i kushtojnë rëndësi këtij institucioni. Qytetarët kanë nevojë të dukshme që të kenë siguri shëndetësore, që MSH të kujdeset në mënyrë të angazhuar për përmirësim të cilësisë për shërbimet që ofrohen në spitalet e vendit. Por, rastet në praktikë janë pasqyra më e mirë e gjendjes reale në shëndetësi, profesori nga Tetova, Bujamin Salija, i revoltuar me mos pranimin e nënës së tij në Klinikën në Shkup ka shpërthyer në rrjetin social facebook ku ka akuzuar spitalin se po shëtit andej këndej nënën e tij dhe nuk po e pranojnë në Klinikë me dhimbje të mëdha, ai mes tjerash ka akuzuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin. Furnizimi me barna, infrastruktura, mungesa e mjekëve janë problematikat kryesore me të cilat përballet sektori i shëndetësisë, shkruan Zhurnal.

Qytetarët janë shkaku pse ekzistojnë spitalet, nga ana tjetër qytetarët vazhdojnë të jenë të pakënaqur me shërbimet në spitale –

Qytetarë të shumtë, hallexhinj për të marr një ndihmë mjekësore shërbim që është i garantuar edhe me Kushtetutë, që është e drejtë humane e njerëzore. E pikërisht me këtë kategori të qytetarëve dinë dhe tallen institucionet shëndetësore. I tillë ishte edhe rasti i profesorit nga Tetova, i cili ka reaguar edhe publikisht për papërgjegjësinë e mjekëve.

Profesori nga Tetova, Bujamin Salija mbrëmë i revoltuar me mos pranimin e nënës së tij në Klinikën në Shkup ka shpërthyer në rrjetin social facebook ku ka akuzuar spitalin se po shëtit andej këndej nënën e tij dhe nuk po e pranojnë në Klinikë me dhimbje të mëdha, ai mes tjerash ka akuzuar edhe ministrin Mexhitin. Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

”TURP JU QOFTË. Gati 9 ditë që endëm nëpër SPITALE jepet UDHËZIM për n’Spital të SHKUPIT (NËNÊ TEREZA). SPITALI i famshëm #NënëTereza s’është n’gjendje të mbajë pacientën për 4 orë na kthejn n’Tetovë që ora 8⁰⁰ përsëri të vijmë SHKUP duke pasur dokumentacionin n’rregull . A ka be kush i ndal be kto farë e poshtër .. Kurse NËNA me gjendje shendetësore të rënduar dhembje të paimagjinueshme për 4 orë na endeni rrugëve Tetovë – Shkup përsëri ora 8⁰⁰ Shkup të vijmë. SINQERISHT zhgënjim maltretim pafund. Ministër poqëse smer masa Publikisht e them do të habiteni se çfarë masa do të meren mirëpo do jet VONĒ”, ka shkruar në rrjetin social facebook Bujamin Salija.

Por, ky rast nuk është as i pari e as i fundit nuk është i vetmi, raste të tilla ka me qindra po pak prej tyre vendosin t’i ndajnë me publikun. E kjo është për keqardhje dhe shpresë e zymtë që një ditë shërbimet shëndetësore do të jenë në rend të parë dhe qytetarët do të jenë të kënaqur nga këto shërbime që për momentin janë katastrofale.

Gjendja në shëndetësi krahasuar me katër vite më herët shkon drejt përkeqësimit –

Krahasuar me anketën që IPIS ka bërë për Detektor në vitin 2019, qytetarët shprehin pakënaqësi edhe më të madhe, duke pasur parasysh se pakënaqësia e përgjithshme me shëndetin publik katër vite më parë ishte 19,5 për qind, ndërsa tani është 26,2 për qind.

Pothuajse gjysma e qytetarëve besojnë se shëndeti publik ishte më i mirë pesë vjet më parë. Kështu, 49,7 për qind e të anketuarve vlerësojnë se cilësia e shëndetësisë publike krahasuar me pesë vjet më parë tani është në nivel më të ulët, 31,8 për qind mendojnë se nuk ka pasur ndryshime, ndërsa 12,4 për qind janë të mendimit se shëndetësia e sotme është më e mirë se pesë vjet më parë.

Anketa tregon se 22,7 për qind e qytetarëve shkojnë më shpesh në vizita mjekësore në ordinanca private për shkak se janë të pakënaqur me kujdesin që ofrohet nga institucionet e shëndetit publik. Mbi dy të tretat e qytetarëve ose 69,8 për qind trajtohen ekskluzivisht në kujdesin shëndetësor publik. Kjo mbase është e kuptueshme dhe e pritshme duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve, që nuk ka mundësi secili prej tyre të trajtohet aty ku ofrohet shërbim më cilësor.

Sa i përket furnizimit me barna, gati dy të tretat e të anketuarve ose 62,3 për qind thonë se nuk kanë asnjë problem, pra se farmacitë janë të furnizuara mirë gjatë gjithë muajit dhe se nuk e kanë problem të marrin barna me recetë. Të kundërtën janë të bindur 30,5 për qind e qytetarëve.

Gati tre të katërtat e qytetarëve të anketuar, ose saktësisht 73,9 për qind, besojnë se aktualisht, vendi nuk i përmbush standardet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Mendim të kundërt kanë 17,3 për qind e qytetarëve. Krahasimi me anketën e vitit 2019 tregon se numri i qytetarëve që besojnë se kujdesi shëndetësor i plotëson kriteret e Bashkimit Evropian është në rritje. Kështu, numri i qytetarëve që besojnë se shëndetësia jonë është larg Bashkimit Evropian, nga 57,6 për qind në vitin 2019, ka shkuar në 73,9 për qind në sondazhin e fundit. Anketa e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar në periudhën prej 28 shkurtit deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1.107 të anketuarve.

Në çfarë gjendje është shëndetësia në Maqedoninë e Veriut?

Megjithatë, jemi dëshmitarë që shpesh herë Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në institucion i dorës së dytë, në të cilin shpesh ndryshohen ministrat. Gjë që reflekton se ky institucion ekziston sa për ta bë ndokënd ministër. Pjesë e pazareve politike, e për të larë ndonjë hatërmbetje. Kjo qasje është totalisht e gabuar dhe që prodhon gjendje katastrofale në funksionim.

Duhet qasje shumë më serioze nga organet e shtetit për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe që investimet të drejtohen në këtë sektorë që është nevojë jetike për secilin qytetarë. Ka tashmë më shumë se një dekadë që kur është premtuar ndërtimi i një Qendre të re Klinike në Shkup, dhe kjo gjë nuk po realizohet dot. Me ministra që nuk brengosen për shëndetësinë cilësia e shërbime nuk korrigjohet asnjëherë.

E në çfarë gjendje është shëndetësia në vendin tonë, tregues më i mirë ishte situata me pandeminë. Ku institucionet shëndetësore përpos që kishin mungesë të kuadrove përkatëse mjekësor, ata kishin edhe mungesë të shtretërve dhe hapësirave. Pacientët nga mungesa e sigurimit të barnave për fibrozë cistike kanë ndërruar jetë, infrastrukturë tmerruese, shërbime katastrofale. Prandaj, kur të rinjtë po vendosin ta braktisin vendin nuk po e bëjnë vetëm për mungesë të një vendi pune, por edhe si pasojë e mos sigurisë shëndetësore në këtë vend. /Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

Moti sot

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy