Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët të mos lejojnë të involvohen në incidente të dhunshme

Shkup, 13 Korrik – MPB u bën apel qytetarëve, nëse dikush e identifikon dikë nga dhunuesit, siç janë personat e filmuar nga kamerat, të cilët më 04.07.2022 hidhnin gjësende të forta drejt kordonit policor dhe objektit të Kuvendit, me ç’rast u lënduan katër nëpunës policorë, mund ta denoncojnë atë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor.

“Pavarësisht nëse denoncimi është anonim ose jo, nëpunësit policorë do të veprojnë dhe nëse konfirmohet identiteti, kundër dhunuesve do të ndërmerren masa përkatëse ligjore”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

MPB u bën apel qytetarëve të mos lejojnë të involvohen në skenarë të dikujt dhe në incidente të dhunshme, pasi, siç paralajmërojnë, do të ndërmerren masa rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e rendit dhe sigurisë.

“Çdo dialog duhet të udhëhiqet brenda institucioneve të sistemit, ndërsa policia e vendit mbetet garantues i sigurisë së këtyre institucioneve, të shtetit dhe qytetarëve të saj”, nënvizohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

PDSH i gëzohet ndarjes mes Alternativës dhe ASH-së: Lajmi më i mirë i kohëve të fundit

Z.H

Takim koordinues i grupeve të punës për krijimin e strategjisë për specializim inteligjent

Z.H

Automjeti ka dalë nga autostrada Gradsko-Negotinë, ka persona të lënduar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More