Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët me besim më të madh në Armatë dhe presidentin, mbështetje në rritje për anëtarësimin në BE

Shkup, 16 dhjetor – Armata, presidenti dhe institucionet fetare janë tre sektorët në vend që gëzojnë besimin më të lartë të qytetarëve, ndërsa gjykatat kanë besimin më të ulët. Hulumtimi i fundit i bërë nga Qendra për Strategji Evropiane – “EUROTHINK, tregon se qytetarët në vend kanë besimin më të madh në Armatën (47 për qind), pasuar nga institucioni i presidentit (31 për qind) dhe në vendin e tretë janë komunitetet fetare (30 për qind). Nga ana tjetër, sipas të gjeturave të “EUROTHINK”, të cilat dolën nga anketa e realizuar nga data 23 deri më 30 nëntor, qytetarët më së paku i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë (8 për qind).

Në idhje me punën e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qëndrimi negativ dominon në vlerësimin e të gjitha aspekteve matëse. Megjithatë, 30 për qind mendojnë se policia është profesionale në punën e saj, 26 për qind se është efikase, 22 për qind se është transparente, 20 për qind është e përgjegjshme, 16 për qind që i marrin parasysh mendimet dhe nevojat e qytetarëve në vendimmarrje. duke bërë dhe 13 për qind se policia është e pavarur nga interesat partiake, qeveritare dhe biznesore.

“Ndryshe nga vlerësimi i përgjithshëm negativ për punën e policisë, qytetarët që kanë pasur kontakte personale vlerësojnë pozitivisht profesionalizmin e punonjësve të policisë në punën e tyre. Përballë pandemisë së Kovid-19, 13 për qind duhej të kontaktonin policinë për çështje të lidhura me pandeminë dhe 61 për qind e tyre e vlerësuan përvojën pozitivisht”, sipas anketës së EUROTHINK.

Pjesë e këtij hulumtimi dhe shqyrtimi i mendimit të qytetarëve janë edhe çështjet që kanë të bëjnë me procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Shumica e qytetarëve mbeten mbështetës të Bashkimit Evropian. Krahasuar me fundin e vitit 2020, këtë vit është rritur me dy pikë përqindja e qytetarëve që mendojnë se anëtarësimi në BE është “punë e mirë”. Pavarësisht nga vetoja e Bullgarisë, mbështetja për pranimin në BE mbetet e qëndrueshme dhe në rritje. Pritshmëritë për fillimin e negociatave në gjashtë muajt e ardhshëm janë rritur me 3 pikë përqindjeje, pothuajse tre të katërtat (74 për qind) e qytetarëve do të votonin pozitivisht në një referendum për anëtarësimin në BE dhe një e treta besojnë se integrimi i vendit në BE do të marrë vend në pesë vitet e ardhshme”, tregon anketa e EUROTHINK.

Në të njëjtën kohë, sipas anketës, rreth gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se qëndrimi i BE-së ndaj vendit është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy