Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët kërkuan lirimin nga akuzat për mjekun Boban Vuçevski

Tetovë, 25 prill – Para gjykatës në Tetovë disa qytetarë janë mbledhur sot në një protestë paqësore duke kërkuar lirimin nga akuza për mjekun Boban Vuçevski i cili është një nga të akuzuarit në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular. Qytetarët mbrojnë qëndrimin se mjeku ka qenë në punë për të trajtuar njerëzit dhe jo për të marrë obligime për infrastrukturën e spitalit.

“E para, faji është i prokurorisë, mjeku ka detyrimin të trajtojë njerëzit, jo të bëjë pranimin në spitalin modular, të kontrollojë instalimin elektrik, të kontrollojë nëse panelet e barakave janë rezistues ndaj zjarrit, kështu që përgjegjësia është padyshim i atij që e ka ndërtuar spitalin modular, jo e mjekut i cili ka qenë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjithë qytetarët nga Tetova dhe më gjerë. Nëse duan ta rregullojnë përqindjen e besimit në drejtësi që aktualisht është më e ulëta në vend, atëherë le të mendojnë për aktvendimin”, tha një qytetar i pranishëm para gjyqit.

Qytetarët që vijnë rregullisht në këto protesta kur mbahet procesi gjyqësor rikujtuan se mjeku gjatë pandemisë Kovid-19 ishte është ai që me përgjegjësi e ka kryer punën e tij dhe shumë njerëz ka ndihmuar për të tejkaluar sëmundjen.

Për zjarrin në spitalin modular ish drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, ngarkohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”,  ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si subjekt juridik ngarkohet për dy vepra, së pari për “shkaktim të rrezikut publik” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy