Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët flasin për masat e reja antiCOVID, nuk e përkrahin mbajtjen e maskës në ambiente të hapura

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar masat e reja antiCOVID që janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa këto masa do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.

 

E lidhur me masat e reja Telegrafi ka marrë mendimin e qytetarëve, shumica e të cilëve thonë se nuk i kundërshtojnë, por kur bëhet fjalë për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, disa prej tyre e  kundërshtojnë.

Qytetari Avdullah Mehmeti thotë se masat i mbështetë por jo edhe mbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

“Po çdo masë e mbështesim, por jo edhe mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, në ambiente të mbyllura po nëse je në hotele e restorante, sepse gjasat për tu infektuar jashtë janë më të vogla sesa në ambiente të mbyllura”, thotë Avdullah Mehmeti.

“Çka do që vendos qeveria duhet të zbatohet dhe duhet të pranohet nga ne sepse unë jetoj edhe në Suedi edhe atje janë masat kundër coronavirusi,t sidomos mbajtja e distancës”, thotë Izet Dushi.

“E mbështesim sepse është vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe është në të mirën tonë, e bartja e maskës kur je vetëm një person nuk e shoh si të domosdoshme për ta bartur kurse kufizimi i lëvizjes është e pakuptimtë pse të qëndroj ora policore kur askush nuk është në qytet”, pohoi Osman Vitia.

E dikush tjetër edhe pse i mbështeste këto masa, vetë maskën nuk e kishte të ngjitur.

“Po jam i vaksinuar dhe jo që kam frikë prej COVID-it, po veç me i lanë rahat të tjerët se nuk e kam problem. Ne masat i mbështesim sepse është prezentë një frikë tek qytetarët e sa është e vërtetë dhe sa jo, është problem me ditë. Po duhet me e mbajt, por unë fatkeqësisht për momentin nuk e pata, qajo më e keqja”, thotë Arsim Bajrami, duke qeshur.

Related posts

Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

N E

Kurti: Vitin e ardhshëm do vëmë binarët e shtetit ligjor, aty ku duhet

D V

Deputetja Deliu për deklaratën rreth rastit “Kumanova”: Është keqinterpretuar, të arrestuarit nuk i kam cilësuar terrorist

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More