Agjencia Zhurnal.mk.

“Qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë drejt BE” thotë Filipçe

Shkup, 31 gusht – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se qytetarët e vaksinuar nga vendi ynë mund të udhëtojnë ku të duan, duke i treguar pasaportat Covid dhe çertifikatat. Kështu e shpjegoi ministri, vendosjen e vendit tonë në listën e zezë të BE-së, duke theksuar se kjo ka të bëjë edhe me politikën e vaksinimit në vend.

 

“Për udhëtim në vendet e BE-së, për shëmbull në Gjermani personave të vaksinuar nuk ju duhen test PCR dhe karantinë. Ekipi jonë ka bërë përpjekje speciale, kështu që çertifikata e vaksinimit është e njohur në të gjitha vendet evropiane dhe të gjithë ata që e posedojnë, lirisht mund të ushëtojnë”.

I gjithë qëllimi sipas tij, është që të rritet numri i të vaksinuarëve. Filipçe bëri me dije se vaksina 20 fish e ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi. Më tej, njoftoi se ka komuna që e kanë arritur përqindjen e vaksinimit në 50-60%, por njëkohësisht tha se është rritur numri i qytetarëve të vaksinuar aty ku më herët ka qenë shumë i ulët, duke përmendur Tetovën.

“Përfshirje më e madhe mbi 50-60% është në Ohër, Kavadar, Negotinë, Resnjë. Në Gostivar është ende e ulët, rreth 20%, ndërsa rritje më të madhe periudhën e fundit ka në Tetovë, ku numri është rritur për 15%, vetëm në 2 javët e kaluara”.

Situata sipas Filipçes po qetësohet, mirëpo spitalet e Tetovës dhe Gostivarit ende janë të mbingarkuara, ndërsa pjesërisht siç tha janë të ngarkuara spitalet në Kërçovë, Strugë, Ohër . Ndërkaq, gjithësej nëpër të gjitha spitalet në shtet janë 1000 pacientë të hospitalizuar.

Megjithatë shtoi se nuk mendojnë për orë policore.

Related posts

Analizë/ Në prag të regjistrimit diaspora nuk ndihet e gjallë, nevojitet numri i saktë i shqiptarëve

Z H

Ministri i brendshëm bullgar: Nuk keni çfarë të shihni, njerëzit janë bërë shkrum e hi

D V

Ali Ahmeti vizitoi pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More