Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët e konsiderojnë të pamjaftueshëm indeksimin e pensioneve në Shqipëri

Duke nisur nga ky muaj e në vazhdim të gjithë pensionistët do të përfitojnë indeksimin e pensioneve me 3.3 për qind.

 

Ky vendim duket i papërfillshëm për pensionistët të cilët thonë se janë të pakënaqur.

“3.3% i bie 6 mijë lekë, ndoshta kaq është mundësia nuk e di. S’jam në gjendje ta gjykoj unë, po sigurisht që është pak,” – u shpreh një pensionist.

“10 mijë lekë, një kafe. Ç’i do ato?!” – tha dikush tjetër, ndërsa ka pasur qytetarë që këtë indeksim të pensioneve e kanë konsideruar si bakshish.

Një pjesë e pensionistëve të pyetur nga Euronews Albania i kanë cilësuar këto manovra të qeverisë, tallje dhe ofendime duke qenë se nuk mund të përballojnë jetesën as me pensionet që kanë, as me indeksimin 3.3 për qind që është i papërfillshëm.

Related posts

Monitorimi: Pjesa dërrmuese e deklaratave të zyrtarëve në Shqipëri nuk janë të vërteta

D V

Shengjin/ Shpëtohet nga mbytja në det një shtetase nga Maqedonia

Z.H

U zgjodh në krye të PD, por asnjë nga ambasadat e BE nuk e kanë uruar! Berisha: Asnjë lloj veçantie, edhe herët e tjera…

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More