Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët do të jenë të kujdesshëm pas paralajmërimit të DPHM-së për mot të paqëndruehëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Shkup, 28 maj – Pas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për mot të paqëndrueshëm sot, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ju bëri thirrje qytetarëve në vend për kujdes nga moti i keq dhe reshje të mundshme të rrezikshme të shiut gjatë fundjavës. “Në bazë të informacionit të DPHM-së, QMK në mënyrë parandaluese bën thirrje dhe i rekomandon qytetarët në vend që nga pasditja e fundjavës të shmangin lëvizjen lokale në dhe përgjatë shtretërve të ujërave si dhe në vende në të cilat më parë ishin mbledhur ujëra nga shirat e rrëmbyeshme. Konkretisht, përqendrimi i reshjeve në hapësira të caktuara është me gjasa të mëdha në disa pjesë të vendit, i shoqëruar me mot të fuqishëm lokal. Ekziston mundësia e madhe që ujërat e mbledhur të jenë të mëdha dhe të rrezikshme për rrethinën që do të kaplonte nga shirat e rrëmbyeshme që parashikohet të bie në disa pjesë të vendit”, bën të ditur QMK.

DPHM njoftoi se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga jugperëndimi sot dhe nesër moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

“Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv (për kohë të shkurtër me sasi më të mëdha të ujërave), zbrazje elektrike, erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra në orë dhe paraqitje të breshrit. Nesër gjatë ditës temperatura do të jetë më e ulët për 3 deri 5 gradë”, paralajmëroi sot Drejtoria.

Nga e hëna paqëndrueshmëria do të ulet dhe përsëri do të mbizotërojë mot më i ngrohtë.

Related posts

Kamçeva Zllateva: Që nga fillimi i vitit, 53 gra – viktima të dhunës në familje kanë marrë ndihmë në Qendrën për Mbështetjen e Grave

Xh M

PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’i hetojë prokurimet publike për ndërtimin e spitaleve modulare

D V

Ministri Osmani për vizitë pune në Bullgari

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More