Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët braktisin vendin një pjesë si azilkërkues pjesa tjetër përmes vizave të punës!

Shkup, 25 mars – Pa çka se qeveria flet për rritje ekonomike dhe optimizëm për Bashkim Evropian, banorët e Maqedonisë vazhdojnë të braktisin vendin, që sipas numrit të aplikimeve për azil jashtë vendit, Maqedonia e Veriut është në top 5 vendet e para sa i përket numrit të përgjithshëm të banorëve. Pra, një pjesë e qytetarëve zgjedhin të largohen nga vendi duke kërkuar viza pune në ambasadën e Gjermanisë, pjesa tjetër duke kërkuar azil kështu në fund të ditës rezultati është fatal për vendin. Mbetet shqetësues që shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut e katërta në botë për azilkërkues –

Edhe pse qeveria flet për rritje ekonomike dhe optimizëm për Bashkim Europian, banorët e Maqedonisë vazhdojnë të braktisin vendin, që sipas numrit të aplikimeve për azil jashtë vendit, Maqedonia e Veriut është në top 5 vendet e para sa i përket numrit të përgjithshëm të banorëve.

“6760 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar azil jashtë vendit vetëm gjatë vitit 2023. Kjo Maqedoninë e Veriut e bënë vendin e katërt në botë sa I përket aplikimeve për kokë banori. Shtetet më të preferuara janë Gjermania, Italia dhe Franca”.

Aktualisht vetëm në Gjermani ka rreth 220 mijë banorë me origjinë nga Maqedonia të cilët qëndrojnë si migrantë, 68000 më tepër se dy vite më pare. Sipas të dhënave zyrtare, në vitet e fundit, Maqedonia shënon rritje të migrimit sa I përket banorëve, duke u ranguar në vendin e katërt në botë, pas Shqipërisë. Në vitin 2023 sipas Eurostat, aplikimet për azil kanë arritur numra record në vitet e fundit, gjithsej 6760. Pyetëm qytetarët se cilat mund të jenë arsyet që qytetarët braktisin vendin.

Shkollat po zbrazen, qytetarët në kërkim të një jete më të mirë –

Vetëm për tre muaj nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, 60 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje për t’u larguar nga vendi, ndërsa 40 nxënës të shkollave të mesme, kanë marrë fletëshpërngulje për arsye të bashkimit familjar jashtë vendit, 95 % e nxënësve janë larguar në Gjermani, ndërsa një pjesë tjetër edhe në shtete tjera.

Përveç shkollave të Gostivarit edhe shkollat e komunës së Tetovës përballën me rënie të numrit të nxënësve shkaku i bashkimit familjarë në shtetet Evropiane.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga 12 shkollat fillore të Tetovës, fletëshpërngulje kanë marrë 128 nxënës dhe nga pesë shkolla të mesme të kësaj komune 31 nxënës janë shpërngulur jashtë shtetit. Për vetëm tre muaj nga katër shkolla fillore në Tetovë, 99 nxënës janë çregjistruar shkaku i shpërnguljes jashtë vendit.

Përveç dy shkollave fillore në Tetovë në të gjitha shkollat tjera ka çregjistrim të nxënësve shkaku i largimit jashtë vendit. Përveç shkollave në komunat më të madhe edhe ato të komunave më të vogla po zbrazen gradualisht. Nga 7 shkolla fillore dhe 4 të mesme të Komunës së Velesit nga fillimi i vitit shkollor e deri tani janë çregjistruar 41 nxënës, kërkesat kryesisht kanë qenë për bashkim familjar jashtë vendit në shtete të ndryshme.

Në komunën e Zhelinës, nga gjashtë shkollat qendrore dhe 11 shkolla periferike vetëm në këtë tremujor janë çregjistruar 47 nxënës të cilët kryesisht kanë bërë bashkim familjar në Gjermani, Zvicër, Itali dhe një në shtetin e Norvegjisë. Numri total i nxënësve në Komunën e Zhelinës është ulur ndjeshëm dhe tani më kanë mbetur 2407 nxënës, ka raportuar televizioni Alsat.

Kujtojmë që, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në të gjitha shkollat fillore të vendit ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak 2021-2022.

Shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup. Në një deklaratë për KlanM profesori universitar Fati Iseni ka sjellë disa shifra konkrete të cilat tregojnë në mënyrë të qartë numrin e nxënësve që sot mungojnë.

“Nëse në vitin 2006-2007 në nivel shtetëror kishim 228.207 nxënës në vitin 2020-2021 kemi 185.925 nxënës. Do të thotë në nivel shtetëror kemi rënie për 44 mijë e 282 nxënës. Kjo do të thotë se një qytet i tërë na mungon në shkolla fillore apo 18,5% jashtëzakonisht shifër e lartë” ka thënë Fati Iseni, profesor universitar.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

Related posts

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky