Agjencia Zhurnal.mk.

Qytetarët ankohen për fryerjen e faturave të nxemjes qendrore në Shkup

Shkup, 6 Shtator – Qytetarët e Shkupit paguajnë fatura të ngrohjes këtë muaj shumë më shumë, e ndoshta edhe “paushall” në krahasim me muajin e kaluar.

Në redaksinë e Alsat.mk, sot pasdite kanë ardhur disa ankesa nga qytetar të komunës Karposh dhe Qendër, në lidhje me faturat e muajit gusht të kompanisë për shpërndarje dhe furnizimin me energji termike, tani më pa lisencë BEG.

Qytetari nga komuna Karposh, ka përcjellur dy faturat e fundit të ngrohjes së qytetit nga kompania në fjalë. Në këto fotografi shihet se për muajin korrik ky qytetar ka paguar faturën për ngrohjen qëndrore 1.287 denarë, ndërsa për muajin gusht 2.628 denarë.

Një qytetarë tjetër nga komuna Qendër ka dërguar faturën e muajin gusht, shuma e së  cilës është 3.905 denarë.

Shqetësimet për shtrejtimin e furnizimit për nxemjen qendrore janë parajmëruar nga muaji qershor, atëherë kur  Balkan Energy Group – BEG-ut, iu mor lisenca në fundt të muajit qershor.

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka paralajmëruar se Qeveria duhet të zgjedh operatorin e ri me shpallje publike sa më parë dhe se operatori i ri duhet të zgjidhet për një periudhë jo më të gjatë se 90 ditë nga dita e marrjes së njoftimit. Deri atëherë BEG vazhdon të punojë, e kjo duket që do të shkojë në dëm të qytetarëve, pasi që siç shihet faturat do t’i kenë të stër fryera.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy