Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Zjarr në Galiçicë, rrezik të përfshihet edhe zona e mbrojtur e pyllit

Shkup, 31 gusht – Zjarri i cili ka qenë aktiv në territorin shqiptar në malin Galiçicë me ndihmën e erës ka kaluar tashmë në territorin tonë te vendkalimi Kamen F9. Ekipet e Parkut nacional “Galiçica” dhe policia kufitare për momentin janë në terren, pasi ekziston mundësia e përhapjes së zjarrit dhe mund të përfshihet edhe zona e mbrojtur e pyllit në Parkun nacional “Galiçicë”, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) duke u thirrur në informacione të QRMK Ohër.

 

“Për momentin digjet bar i thatë, shkurre dhe sipërfaqe të ulëta pyjore dhe për atë se terreni është i paarritshëm për shuarjen e zjarrit me forcë fizike do të ndiqet gjendja gjatë ditës së sotme nga ana e ekipeve të Parkut nacional ‘Galiçicë’ dhe policisë kufitare”, thonë në QMK.

Prej atje informojnë se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme nëpër vend janë paraqitur disa zjarre të vogla të barit të thatë si dhe deponi të egra që në kohë të shpejtë janë shuar nga ana e institucioneve kompetente.

Related posts

Diaspora kërçovare e zhgënjyer, nuk mbajnë përgjegjësi nëse humbet Kërçova!

D V

Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

D V

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do ta shënojë Javën e kujdesit për personat e moshuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More