Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Regjistrohen 16 zjarre në Maqedoni, gjashtë janë ende aktive

Shkup, 2 prill – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të jashtme, gjashtë prej të cilave janë ende të regjistruara si aktive, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave të Ohrit dhe Tetovës kanë regjistruar nga dy zjarre, ndërsa qendrat rajonale të menaxhimit të krizave në Shtip dhe Kumanovë kanë regjistruar nga një zjarr.

“Për shkak të fillimit të natës, si dhe për shkak të lokalizimit gjatë shuarjes, terrenit të paarritshëm dhe pa rrezik për njerëzit, në fund të ditës së djeshme forcat që ishin angazhuar për shuarjen e zjarre e të tilla janë tërhequr nga terreni, ndërsa nga mëngjesi i sotëm do të ndërhyjnë përsëri aty ku munden”, njofton QKM.

QKM apelon që të mos digjet bimësia dhe të mos hidhen mbeturina në to.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky