Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Gjenden fëmijët që humbën në Vodno

Shkup, 4 dhjetor – Në numrin e vetëm për raste urgjente 112, dje është raportuar për fëmijët e humbur në pjesën e Vodnos së Mesme të cilët kanë dashur më shpejtë të mbërrijnë në qytet, por janë humbur, kumtoi Qendra për Menaxhim me Krizat. Menjëherë është njoftuar policia dhe pas një kohe relativisht të shkurtër  fëmijët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në shtëpitë e tyre në Shkup.

Sipas raportit 24 orësh të QMK-së, nga numri i përgjithshëm i 1.522 thirrjeve për raste urgjente në numrin 112 thirrje “reale” për raste urgjente  ishin 33,84% ndërsa 66,16%, ishin si “thirrje jo urgjente”, që ishin për nevojat tjera të qytetarëve ose thjeshtë nuk ishin urgjente.

Sipas natyrës së ngjarjeve, përmes QMK-së 50,80% e thirrjeve në numrin e telefonit 112  janë bërë në polici, në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore 37,97%, ndërsa te zjarrfikësit 7,49%.

QMK informon se edhe gjatë fundjavës ka pasur 25 zjarre në vend të hapur – të shtunën 21 dhe katër zjarre dje, në Manastir, Prilep, Krushevë dhe Kumanovë. 

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy