Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Dje kishte 29 zjarre në hapësira të hapura, aktivë janë edhe dy

Shkup, 3 tetor – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se dje ka pasur 29 zjarre në hapësira të hapura. Janë djegur kashtë, kullosa, mbeturina, barë i thatë, gjemba, kallam, vreshta, shkurre, pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në Komunën Vasilevë është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për Operacione dhe Koordinim në QMK.

Deri sot në mëngjes, sipas raporteve që kanë mbërritur në QMK, zjarre aktive nga 24 orët e kaluara ka edhe dy. Ata janë në Komunën Makedonsi Brod, në fshatin Belicë dhe në Komunën Çashkë në fshatin Jabollçisht i Epërm. 

Nga 29 zjarret e djeshme janë shuar 27 dhe ata ishin në gjithë territorin e shtetit. 

Related posts

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy