Agjencia Zhurnal.mk.

QMK: Dje janë shuar 45 zjarre në ambient të hapur, ndërsa gjatë fundjavës 71 zjarre

Shkup, 25 shtator – Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 45 zjarre dhe gjithsej gjatë fundjavës janë shënuar 71 zjarre, me ç’rast janë djegur kashtë, bari i thatë, bimësi e ulët, pyje të përziera me pisha, si dhe deponi pothuajse në të gjitha komunat.

Sipas informacioneve që kanë mbërritur në Sektorin e Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK), ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuar edhe nga popullata vendase dhe me mbështetjen e aeroplanëve të  DMSH-së dhe të MPB-së, kanë shuar të gjitha zjarret në ambient të hapur që digjeshin këtë fundjavë dhe përbënin rrezik për qytetarët, të mirat materiale dhe natyrore në vend.

Related posts

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Xh M

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Xh M

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Xh M