Agjencia Zhurnal.mk.

QKUK mbetet pa barna esenciale, ShSKUK fajëson kompanitë farmaceutike

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është duke u përballur me mungesë të barnave si paracetamol, morfinë, ergometrine dhe të tjera.

 

ShSKUK-ja për këtë vonesë i ka fajësuar kompanitë farmaceutike për të cilat thotë se kanë bërë vonesa në furnizimin me barna dhe material shpenzues.

“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejt, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnzim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK”, thuhet në njoftim.

ShSKUK-ja thotë se të gjitha këto kompani janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik dhe janë duke u gjobitur për vonesat.

ShSKUK-ja ka publikuar listën e këtyre kompanive farmaceutike dhe listën me produktet që janë në mungesë e për të cilat thotë se ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues.

Related posts

Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Kurti takon përfaqësuesin special të OKB-së – flasin për pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe

D V

Krasniqi: Qeveria i hapi në verë dasmat e ahengjet, për të na i mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet

D V

Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More