Agjencia Zhurnal.mk.

Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve ​protestojnë pas shtrenjtimit të qirave nga NPB-ja

Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve kanë protestuar të mërkurën për rritjen e çmimit të qirasë nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) për lokalet në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar që NPB t’i mbajë çmimet e vjetra, pasi siç thanë, përballja me krizën ekonomike po u shkakton humbje të mëdha.

Genc Durmishi, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, tha se çmimet niveli lokal i ka rritur 100 për qind.

“Kjo rritja e çmimit ka ndodhur për 100 për qind dhe për ne është e papërballueshme. Fjalët e Komunës nuk kanë qenë kështu, për atë arsye ne jemi të pakënaqur”, tha Durmishi.

Përfaqësuesit e bizneseve po ashtu janë ankuar se nuk janë kompensuar për kohën e humbur për renovimin e lokaleve që e ka bërë Komuna, duke ua pamundësuar punën për gati 10 muaj.

E Ikballe Makolli, përfaqësuese e një lokali të zejtarisë, tha se qiraja është shtrenjtuar 100 për qind dhe sipas saj është e papërballueshme.

“Qe 20 vite e kam dyqanin te “Mahalla e Muhaxhirëve”, 9 muaj s’kemi punu fare, kemi filluar qe 6 muaj por qiraja për zejtarë është e shtrenjtë, është rritur 100 për qind. Përveç qirasë ne e kemi edhe tatimin në qira, sigurimin e qirasë që duhet ta paguajmë, çka është shumë për zejtarë”, tha ajo.

Edhe Rgaip Terholli i cili tha se e ka një lokal të gastronomisë, tha se çmimi i qirasë është rritur shumë për biznesin e tij.

“Na kanë premtuar që kur bëhet renovimi i lokaleve për 60 ditë pune, neve na ka zgjatur 6 muaj kemi mbet pa kompensim pa kurrgjë hiq, tash janë shtrenjtu qiratë, metri katror 12-13 euro është absurde ne nuk mund ta përballojmë këtë, të gjithë kanë me qenë të pajtimit që ne nuk do t’i hapim lokalet, do t’ia dërgojmë çelësat Komunës, 200-300 euro qiraja është e papërballueshme”, tha ai.

Related posts

MPB: Serbia po mban në ndalim zv.Drejtorin e Policisë dhe 4 zyrtar policor

Xh M

Kosovari bie në kurth pasi shkoi në motel ‘Hilton’ me një vajzë, 3 persona i futen në dhomë dhe e rrahin brutalisht

Xh M

Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy