Agjencia Zhurnal.mk.

Qindra azilkërkues nga Maqedonia e Veriut aplikojnë çdo muaj për të ikur në BE

Shkup, 28 Tetor – Qindra azilkërkues nga Maqedonia e Veriut aplikojnë çdo muaj në vendet e Bashkimit Evropian. Aplikimet gjatë muajve të verës të këtij viti janë rritur, ndërsa sipas të dhënave zyrtare të BE janë evidentuar rreth katër mijë aplikime në kategorinë – “për herë të parë” gjatë muajve shtator 2021- korrik 2022. Brenda harkut kohor prej dhjetë muajsh, rezulton që mesatarisht rreth katër qind persona të largohen çdo muaj nga vendi.

 

Muaji me numrin më të madh të kërkesave për azil për herë të parë ishte shtatori i vitit të kaluar, me 760 kërkesa në total. Gjermania është shteti që qëndron në krye të listës së vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve, sipas statistikave evropiane në përgjithësi. Por edhe për Maqedoninë e Veriut numri më i madh i njerëzve që largohen kanë si destinacion Gjermaninë, ku kryesisht punojnë në sektorët e shërbimeve, mjekësisë, kujdesit… e të tjera.

“Me 14,095 aplikantë për herë të parë të regjistruar në korrik 2022, Gjermania vazhdoi të ishte shteti anëtar që raportoi numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil në BE, duke përbërë 21% të totalit. Gjermania u pasua nga Franca (10.890, apo 16%) dhe Austria (10.625 – 16%), përpara Spanjës (8745 – 13%) dhe Italia (5105 – 8%). Këto pesë shtete anëtare së bashku përbënin tre të katërtat (74%) të të gjithë aplikantëve për azil për herë të parë”, thuhet në raportin zyrtar për emigrimin.

Sipas Eurostat, në korrik të këtij viti mbi 66 mijë aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 265 persona më shumë se në qershor 2022. Krahasuar me korrikun 2021 (44.760), ka pasur një rritje prej 49% në numrin e përgjithshëm të kërkesave.

Në korrik 2022, kishte edhe 5860 aplikantë të mëvonshëm (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme), një rënie prej 7% krahasuar me qershorin 2022 dhe një rritje 2% krahasuar me korrikun 2021. Në korrik 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (9010 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (8150), të ndjekur nga venezuelianët (3665), pakistanezët (3 555) dhe kolumbianët (3505).

Në mars 2022, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2370 në shkurt – në 12.890 në mars) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Shifrat kanë ardhur duke u zvogëluar çdo muaj: 1510 në prill, 1295 në maj, 975 në qershor dhe 950 në korrik. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit që ikin nga Ukraina përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.

Related posts

Komisioni për zgjedhje dhe emërime nesër vazhdon me seancën për gjyqtarët kushtetues

Z.H

Nga era e fuqishme ka rënë çatia nga një ndërtesë në Aerodrom

Xh M

Befason Micotakis: Edhe unë kam vërejtje në gjuhën dhe kombin maqedonas!

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More