Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: Të aksidentuarit në Kroaci, pas orës 22:00 vijnë në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës thotë se me të gjitha institucionet dhe kapacitetet e veta po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur bashkatdhetarëve tanë të aksidentuar në Kroaci.

 

Qeveria përmes një komunikate thotë se “institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00”.

Më tej thuhet se Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashkëqytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës, thuhet në njoftim. 

Related posts

Ministria e Shëndetësisë lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

D V

Voton Kurti: Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik

D V

SHBA-ja kërkon përfundimin e mandatit të UNMIK-ut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More