Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria siguroi 670 milionë denarë shtesë për tejkalimin e krizës energjetike

Shkup, 12 janar – Qeveria në seancën e djeshme të 132-të, në pajtim me Ligjin për kryerje të Buxhetit për vitin 2022, miratoi Program për zhvillim të gjelbër, me të cilin janë konfirmuar 670 milionë denarë shtesë për realizimin e projekteve nga sfera e energjetkës, me qëllim të tejkalimit të gjendjes së krizës energjetike.

Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, ato mjete shtesë do të dedikohen për prodhimin dhe sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të energjisë për tejkalimin e krizës energjetike.

Në këtë seancë, Qeveria e ka obliguar ministrin e Vetadministrimit Lokal, Goran Milevski, që së bashku me kryetarin e Komisionit për vlerësime dhe konfirmimin e vlerës së dëmit nga fatkeqësitë elementare të realizojë takim me përfaqësues të Komunës së Manastirit që të arrijë marrëveshje për procedurën për sanimin e pasojave nga tërmeti më 9 janar.

Related posts

“Zhan Mitrev”, javën tjetër publikohet raporti

Xh M

Ky është vendimi i ri për dy personat që e sulmuan portierin e Ballkanit – Stivi Frashëri

Redaksia

Shtrenjtim tjetër i derivateve, dizeli shkon në 102 denarë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More