Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria për Zhurnal: Goran Milevski ende nuk ka deponuar dorëheqjen zyrtarisht

Shkup, 19 shtator – Kryetari i PLD-së dhe njëherit ministër për vetqeverisje lokale, Goran Milevski, ende nuk e ka dorëzuar në Qeveri dorëheqjen e tij që e paralajmëroi ditën e shtunë. Nuk dihet ende se çfarë po pret Milevski ndërsa për Alsat sot konfirmoi se këtë dota bëjë ditën e martë, informon Zhurnal.

 

Edhe nga Qeveria sot për Zhurnal konfirmuan se ministri Milevski ende nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ndërsa kur ta bëjë këtë, Qeveria do ta njoftojë opinionin publikisht.

“Dorëheqja e ministrit për vetqeverisje lokale, zyrtarisht deri sot nuk është dorëzuar në Qeveri. Në momentin kur të dorëzohet, opinioni do të informohet”, thonë nga Qeveria për Zhurnal.

Ndonëse Milevski do të largohet nga pozita e ministrit, ai bëri të ditur se kjo pozitë do t’i ngelet përsëri PLD-së. Flitej se Monika Zajkova mund të pasojë Milevskin si kryetare të PLD-së dhe si ministre por për këtë të fundit, ka qenë vet Zajkova që ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se od të ishte nder për të për të udhëhequr me partinë por si ministre nuk ka asnjë ambicje.

“Me kënaqësi do ta udhëhiqja PLDnë, por për ulëse ministrore nuk kam asnjë ambicje. Kryetari Milevski tha se për arsye personale po tërhiqet nga pozita e liderit në PLD e unë nuk dua të flas në emër të tij. Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm rreth pjesës së partisë, ndërsa unë disa herë kam thënë se partia duhet të qëndrojë e bashkuar. Nëse sillet vendim i mbështetur nga anëtarësia, unë me kënaqësi do të pranoja sfidën të pasoj Milevskin në krye të partisë, e me këtë do të bëhesha gruaja e parë si lidere e PLD-së. Kam vizion dhe program për atë si duhet të duket dhe punojë partia në të ardhmen”, tha Zajkova sot.

Sa i përket vendit të ministrit, ajo thotë se nuk ka ambicje të tilla.

“Ja tani zyrtarisht do të deklaroj se nuk kam asnjë ambicje të ulem në ulësen e ministrit. Konsideroj se më tepër mund të kontriboj nëse zgjedhem si lider i PLD-së se sa si ministër. Për atë vend të boshatisur, e cila edhe më tej do t’i ngelet PLD-së, do të diskutojmë në bordin qendror”, deklaroi Zajkova.//Zhurnal.mk

Related posts

Shpallet konkurs për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë

Z.H

Mbyllet për qarkullim rruga përballë Kuvendit, në ora 12 fillojnë protestat, policia gjendet në çdo cep

Z.H

Micotakis me mbështetje për konvokimin e Konferencës së parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More