Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: Parandalojmë rritjen e madhe të çmimeve të burimeve energjetike me masat për ulje të TVSH-së dhe akcizave

Shkup, 18 mars – Në kushte të krizës globale dhe goditjeve në tregun e ushqimit dhe burimeve energjetike, miratuam pakon prej 26 masash për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe parandalimin e rritjes së madhe të çmimeve, theksojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Qeveria theksojnë se vendi ka çmime më të ultë të naftës dhe derivateve të naftës në rajon.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë monitoron situatën në bazë ditore dhe çmimi caktohet në bazë të metodologjisë e cila është paraparë në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës. Ndryshimet e çmimit të burimeve energjetike në bursat botërore në bazë ditore janë rezultat i zhvillimeve botërore, para së gjithash agresionit në Ukrainë, që ndikon negativisht dhe me pasoja të gjera jo vetëm në çmimin e burimeve energjetike, por edhe në çmimin e ushqimeve dhe lëndëve të para bazë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Prej atje thonë se Qeveria, ministritë dikasteriale dhe institucionet po ndjekin situatën dhe veprojnë në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme në kushtet e krizës globale.

Related posts

Nevzat Bejta nga Grupi i Zjarrit: Nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit

Redaksia

Visar Ganiu: Bujar, ti me shok po bëni anarki duke shkelur statutin e BDI-së!

Redaksia

Bullizmi në shkolla, fenomen shqetësues

Redaksia