Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: Ndërpritet shitja e aksioneve të SHA “Sllavia” për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në Gjykatë

Shkup, 26 dhjetor – Përkohësisht është ndërprerë shitja e SHA “Sllavija” për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në Gjykatë, e cila ka vepruar sipas detyrës zyrtare me kërkesë të ish-pronarit të aksioneve të kësaj shoqërie aksionare. Kirill Koçevski, kumtoi sot Sektori për marrëdhënie me publikun i Qeverisë, duke reaguar ndaj pohimeve të VMRO-DPMNE-së të cilat theksohen se janë “krejt të pasakta dhe manipulative”, që kushtimisht Agjencia për menaxhim me pasurit e konfiskuara ka hequr dorë nga shitja e aksioneve të SHA “Sllavia”.

 

“Kërkesë e tillë është paraqitur në Depozitarin Qendror të letrave me vlerë dhe në Komisionin për letra me vlerë. Kundër personit Kirill Koçevski është sjell aktgjykim për konfiskimin e aksioneve të SHA “Sllavia” për shkak të kryerjes së veprës penale. Ish-pronari ka të drejtë ligjore të kërkojë masë të përkohshme nga Gjykata”, thuhet në kumtesë.

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë theksojnë se Bordi drejtues i Agjencisë, në bazë të propozimit të dorëzuar për inicimin e procedurës për masë të përkohshme të pranuar në Gjykatë dhe në përputhje me praktikën e deritanishme, ka vendosur që përkohësisht të pezullohet procedura e shitjes.

“Kjo do të thotë se shitja nuk mund të realizohet derisa të zgjasë masa e përkohshme, por nuk do të thotë se Agjencia ka hequr dorë nga shitja e aksioneve”, thuhet në kumtesë të Qeverisë.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski sot në një konferencë për shtyp ka pohuar se “pushteti dhe LSDM-ja kanë hequr dorë nga shitja e SHA “Sllavia”, duke e pranuar fajin”.

Paraprakisht, në një kumtesë, VMRO-DPMNE ka thënë se pushteti e ka ndaluar shitjen e “Sllavisë”. 

Related posts

VMRO-DPMNE: LSDM po manipulon parnerët e vegjël

D V

“Filip Moris – Kombinati i Duhanit Prilep” nga Athina transferohet në Shkup

D V

Arrestohet kumanovari, iu gjetën shtatë emigrantë nga Kuba

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More