Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria miratoi 1,1 miliardë denarë për furnizim të vazhdueshëm me energji ngrohëse në Shkup

Shkup, 27 shtator – Qeveria në seancën e sotme të 85-të miratoi mjete për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizim të vazhdueshëm me energji të ngrohjes për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.

 

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, para fillimit të sezonit të ngrohjes, Qeveria ka miratuar Vendim me të cilin miratohen 1,1 miliardë denarë për blerjen e energjisë për kompaninë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (ESM) për prodhimin e energjisë elektrike. Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike.

“Me masat e duhura të ndërmarra nga Qeveria, sigurohet furnizim i pandërprerë me energji termike për Qytetin e Shkupit dhe besueshmëri dhe stabilitet në shpërndarjen e energjisë termike tek konsumatorët gjatë sezonit të ngrohjes të këtij viti”, thuhet në kumtesë.

Në seancë, ministrat miratuan edhe Vendimin për emetimin e letrave me vlerë në tregun gjerman, obligacion i njohur si NSV (Namensschuldverschreibungen), në vlerë prej 250 milionë euro.

“Ky instrument me normën e interesit dhe afatin e maturimit është alternativa më e mirë për portofolin e borxhit publik, pra norma e interesit është 3,75 për qind plus EURIBOR gjashtëmujore, me afat shlyerje tre vjet dhe 18 muaj grejs-periudhë”, thuhet në njoftim.

NSV është një instrument i emetuar zakonisht nga klientë me cilësi të lartë me vlerësim të qëndrueshëm të kredisë investuese dhe letrat me vlerë blihen nga investitorë gjermanë. Si letër me vlerë të regjistruar është emetuar nga “Dojçe Bank” në Poloni, Irlandë, Belgjikë dhe Spanjë. Përveç “Dojçe Bank”, ky instrument financiar është emetuar nga banka gjermane e investimeve KFV, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB).

Related posts

Në fund të muajit skadon marzha e çmimeve, ekspertët presin rritje të inflacionit

Xh M

Zjarret kaplojnë vendin, shumë zona në rrezik

Xh M

21 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti: Të punojmë fortë për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More