Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: Me ribalancin vazhdon mbështetja financiare për qytetarët

Shkup, 1 qershor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut paralajmëron më tepër masa dhe zgjidhje në kohë dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa siguron që të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve të shkaktuara nga kriza globale ekonomike dhe energjetike.

Mbi këtë parim, Qeveria me ribalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin e madh ndaj qytetarëve dhe në kohë sa më të shkurtër do të del me masa kundër krizës, siç janë rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN dhe Banka Botërore, BE dhe publikun. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë dhe drejt atyre që kanë më shumë nevojë.

“Kjo qasje është orientuar drejt realizimit të qëllimeve që t’i mbrojmë ata të cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje, të sigurohet shpërndarje e drejtë e mjeteve dhe të mbajmë rrugën e konsolidimit gradual fiskal e cila ka rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit të borxhit publik dhe stabilitetit të ekonomisë në përgjithësi. Të gjitha këto masa që do të pasojnë lidhen në pritshmëritë e institucioneve financiare ndërkombëtare se presionet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit do të lehtësohen gradualisht, në mënyrë që të stabilizohen vitin e ardhshëm”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

“Me pakon e parë të masave kemi amortizuar rritjet e para të mëdha të krizës. Ne parandaluam rritjet e mëdha të çmimeve dhe rritjen spekulative të çmimeve me të cilat kemi ndalur presionet e inflacionit për të parandaluar norma më të larta të inflacionit. Vlera totale e grupit të masave mbështetëse është mbi 400 milionë euro, ndërsa ndikimi i përgjithshëm i masave është edhe më i lartë dhe arrin në gati 615 milionë euro. Me këto masa kundër krizës, faturat e qytetarëve janë më të vogla për rreth 4.000 denarë në muaj”, thuhet më tej në kumtesë.

Gjithashtu, siç theksohet, janë aktivizuar të gjitha kapacitetet vendore për prodhimin e energjisë elektrike.

“Kemi ulur TVSH-në e energjisë elektrike prej 18 % në 5% deri në fund të vitit. Përderisa nuk do të bëhej subvencionimi për prodhimin e energjisë elektrike prej 80% dhe nëse nuk do ta kishim ulur TVSH- me çmimin që paguajnë qytetarët, faturat e energjisë elektrike për çdo familje do të ishin 2.150 denarë më të larta. Po të mos ishin masat si ulja e TVSH-së nga 5% në 0% të produkteve bazë ushqimore, qytetarët do të duhej të paguanin 1500 denarë në muaj plus”, thuhet në kumtesë.

Në këtë drejtim është edhe masa me të cilën 35.000 bashkëqytetarë tanë më të rrezikuar kanë marrë vauçer për produkte ushqimore bazë, 1.000 denarë për 3 muaj, ose gjithsej 3.000 denarë.

“Programi për varfëri energjetike nga ana tjetër, ofron mbështetje financiare për personat me të ardhura të ulëta, e cila ka vlerën nga 600 deri në 800 denarë në muaj dhe vlen në vazhdimësi. Bëhet fjalë për rreth 7200 deri në 9600 denarë në vit për amvisëritë nga kategoritë më të cenueshme. Në të njëjtën kohë, mbështetja e kompanive për ruajtjen e likuiditetit të tyre vazhdon me subvencionimin e normës së interesit kontraktual, pastaj kreditimin e drejtpërdrejtë përmes BZHMV-së, kredinë për kapital qarkullues pa interes, përdorimin e fondit të garancisë përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, kreditë për investime në projektet e efikasitetit energjetik dhe burimet e ripërtërishme të energjisë, si dhe përmes një linje të re për të mbështetur ekonominë përmes Bankës Evropiane të Investimeve për tranzicionin e gjelbër dhe financimin e gjelbër”, theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.

Në krye të prioriteteve të Qeverisë mbetet kujdesi për standardin e qytetarëve, likuiditeti i kompanive dhe masat për siguri të qëndrueshme ekonomike dhe paqe sociale.

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy