Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria libiane e gatshme të nënshkruaj Marrëveshjen Klimatike të Parisit

Kryeministri libian Abdulhamid Dbeibeh njoftoi se qeveria e tij ka vendosur të nënshkruajë Marrëveshjen Klimatike të Parisit.

 

Sipas lajmeve në televizionin shtetëror libian, Dbeibeh mori pjesë në një ceremoni në kryeqytetin Tripoli me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Në fjalimin e tij, Dbeibeh tha: “Libia është një nga vendet e pakta që nuk ka nënshkruar Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe Qeveria e Unitetit Kombëtar vendosi të nënshkruajë këtë marrëveshje me krenari dhe përgjegjësi”.

Duke treguar se Marrëveshja e Klimës u pranua vonë krahasuar me shumicën e vendeve, Dbeibeh deklaroi se marrëveshja do të dërgohet në parlament për miratim.

Duke përsëritur interesin e Libisë për çështjet globale të mjedisit, Dbeibeh tha: “Ne ndajmë shqetësimin e botës në lidhje me presionin në rritje mbi ekosistemin dhe burimet natyrore”.

Kryeministri libian theksoi rëndësinë e bashkëpunimit nëpërmjet Konventës së OKB-së për Ndryshimin e Klimës dhe Marrëveshjes Klimatike të Parisit në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor i kufizimit të rritjes së temperaturës globale dhe mbajtja e saj brenda kufijve të arsyeshëm.

Dbeibeh gjithashtu theksoi se vendi i tij është ndër vendet më të prekura nga reflektimet negative të ndryshimit të klimës për shkak të klimës dhe vendndodhjes së saj gjeografike./AA

Related posts

Sulmuesi i shkrimtarit Salman Ruzhdi është me prejardhje libaneze

Xh M

Biden kërkon nga aleatët e G7-ës që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës

Redaksia

Britania e Madhe do t’i japë Ukrainës rreth 360 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More