Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria lejoi vendosjen e emrave të rinj në rrugët, sheshet, lagjet dhe urat në Dibër

Dibër, 17 dhjetor – Qeveria  në seancën e mbajtur në datën 14 të këtij muaji e shqyrtoi kërkesën e Komunës së Dibrës, me Propozim-listën dhe lejoi vendosjen e emrave të rinj të rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera infrastrukturore, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e miratoi Propozim-listën me emrat e rrugëve në qytetin e Dibrës, të dorëzuar nga Komuna e Dibrës për leje. Përfundimisht kemi arsye të gëzohemi në këtë lajm të mirë dhe të shumëpritur.  Urime për të gjithë dibranët dhe me fat. Për shembull rruga 22 dhjetori tani do ta mbajë emrin “Josif Bageri” etj”, shënoi Duka.

Këshilli i Komunës së Dibrës, Propozim-listën për emra të rinj në rrugë, sheshe, lagje dhe ura e miratoi më 29 prill të këtij viti, me respektim dhe parim të votimit sipas Badenterit.

Numri më i madh i emrave janë të personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia dhe kultura shqiptare dhe shqiptarët e Dibrës.

Nismën për ndryshim të emrave, për herë të parë Këshilli i komunës e ngriti në vitin 1996 dhe në vitin 2010, por këto nisma nuk ishin realizuar deri në fund. 

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy