Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: Kompanitë kompetente dhe pushteti lokal të sigurojnë energji ngrohëse për qytetarët në Shkup

Shkup, 7 janar – Qeveria u bën thirrje kompanive kompetente,  autoritetete të qytetit dhe atyre lokale urgjentisht të veprojnë sipas kompetencave të tyre dhe të sigurojnë energji ngrohëse në shtëpitë e qytetarëve  të Qytetit të Shkupit.

 

Qeveria u ndihmon qytetarëve, komunave dhe Qytetit të Shkupit, por, siç citojnë, kur janë në pyetje  obligimet financiare ndaj dhënësve të shërbimeve publike, fillimisht thirren organet  kompetente lokale.

Nga Qeveria thonë se gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohen mundësi për ndihmë plotësuese, por ndërprerja njëpalëshe e  obligimeve të dakorduara dhe ndërprerja e ngrohjes në dëm të qytetarëve dhe amvisërive në kushte të dimrit nuk mund të arsyetohet as të pranohet.

Qytetarët e Shkupit, para se gjithash nga Lagjja Shkup-Veri dhe Fushë Tophanë, këto ditë me reagime te mediat u ankuan se janë pa ngrohje qendrore ose ngrohja është shumë e dobët.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup nga ky muaj është rritur për 14 për qind. 

Related posts

TABELA/ Garë e fortë mes ASH-AAA dhe BDI-së, ja kush kryeson (FOTO LAJM)

D V

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

Në Kuvend tryezë e rrumbullakët për njohje juridike të gjinisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More