Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria ka siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes nga SHA TE-TO Shkup

Shkup, 13 janar – Qeveria në seancën e sotme të 133-të solli vendim për ndërmarrje të masës për sigurim të sasive plotësuese të energjisë elektrike në kushte të ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike.

 

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, me vendimin parashikohet sasi plotësuese e energjisë elektrike të sigurohet nga prodhimtaria vendore, gjegjësisht nga Shoqata për prodhimtarinë e energjisë elektrike dhe energjisë ngrohëse SHA TE-TO Shkup, e cila do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01:00 pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht do ta plotësojë kapacitetin e instaluar maksimal prej 227 megavatë.

“Këtë sasi shtesë të energjisë elektrike të prodhur do ta blejë SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, Shkup me mjete personale, kumtoi Qeveria.

Prej atje potencojnë se vendimi hyn në fuqi sot dhe do të vlejë deri në fund të muajit.

“Me marrjen e sasive shtesë të energjisë elektrike do të sigurohet prodhimi i energjisë ngrohëse për shpërndarësin e rregullt të energjisë ngrohëse i cili do të mundësojë furnizim të vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht të arsyeshëm me ngrohje qendrore të konsumatorëve në Qytetin e Shkupit dhe, gjatë ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike, do të mundësohet të kursehen resurset natyrore të cilat SHA EMV i shfrytëzon për prodhimtarinë e energjisë elektrike”, potencojnë nga Qeveria.

Related posts

Qeveria: Ndërpritet shitja e aksioneve të SHA “Sllavia” për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të dorëzuar në Gjykatë

D V

Trençovska: Për masat e punësimit vitin e kaluar janë realizuar një miliardë e 495 milionë denarë

Z H

Sela ofendon Alternativën: Gjesti i tyre ishte pervers

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More