Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria: “Guliver” ka miratuar termine për vajtje dhe ardhje edhe gjatë këtij muaji

Shkup,3 maj – Kompania ajrore “Guliver” që operon me shitjen e biletave për linjën ajrore Shkup-Sofje ka miratuar termine për ardhje dhe vajtje edhe gjatë këtij muaji, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut prej ku MIA ka kërkuar qëndrim pas informacioneve se prej 21 majit ndërpritet shitja e biletave për këtë linjë ajrore.

“Në lidhje me linjën ajrore Shkup-Sofje. Ju informojmë se kompania ajrore që operon me këtë linjë ajrore nuk ka dakorduar marrëveshje për mbështetje financiare me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Transport dhe Lidhje. Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, kompania ajrore ka miratuar termine për ardhje dhe vajtje edhe gjatë këtij muaji”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Prej atje tregojnë se vendosja e linjës ajrore është karakterit komercial dhe nga këto arsye për më shumë informacione orienton kompanisë ajrore.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se sipas informacioneve të tija, ndërprerja me siguri është për shkak të negociatave të kompanisë me Qeverinë bullgare rreth subvencionimit të kësaj linje ajrore.

“Kur e shqyrtojmë këtë çështje, biseduam dy opsione. Opsioni i parë ishte që tërësisht të jetë komercial, gjegjësisht se do të ketë interes nga ana e udhëtarëve, ndërsa opsioni i dytë – të subvencionohet nga ana e qeverive me ç’rast Republika e Bullgarisë e mori obligimin për subvencionim. Mendoj se faza e ishte tentim që të shihet rentabiliteti komercial. Sipas informacioneve të mia, mendoj se ky pengim është proces i negociatave midis kompanisë dhe Qeverisë nëse do të ketë mbështetje ose jo”, deklaroi Osmani.

Një pjesë e mediave, duke iu referuar portalit të specializuar për aeroplanë “Eks Ju aviacia” njoftoi se nga 21 maji ndërpritet shitja e biletave ajrore për fluturim Sofje-Shkup për shkak të joprofitabilitetit.

Kompania ajrore Sofje-Shkup filloi të funksionojë nga marsi, ndërsa vendosja e saj ishte rezultat i marrëveshjes midis komisioneve të përziera qeveritare të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky