Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e vazhdoi punën e “TE-TO” me fuqi të plotë deri më 15 prill

Shkup, 29 mars –  Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për vazhdimin e masës me të cilën sasitë shtesë të energjisë elektrike në vlerë prej 160 megavatëve do të sigurojnë nga prodhimi vendor, gjegjësisht nga Shoqata për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes “TE-TO” SHA Shkup, informuan nga Pres-shërbimi qeveritar.

Nga atje shtojnë se “TE-TO” SHA Shkup do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 12 deri në 24 me fuqi të plotë, në periudhën nga prilli i vitit 2022 deri në 15 prill të vitit 2022.

“Në bazë të kësaj mase, SHA “Elektrani e Maqedonisë së Veriut” – Shkup do të blejë gjithë energjinë elektrike të prodhuar nga Kompania për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes “TE-TO” SHA Shkup, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara reciprokisht me Kontratën e lidhur për shitblerjen e energjisë elektrike”, thonë nga Qeveria.

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy