Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

Shkup, 28 korrik – Qeveri miratoi ndryshimet dhe plotësimet për propozim ligjin për lëndët e para minerale. Ligji kohë më parë ishte në procedurë parlamentare, por u tërhoq nga Ministria e Ekonomisë për ripërpunim, me çka janë bërë disa ndryshime dhe përmirësime që kryesisht janë për ruajtjen e mjedisit jetësor .

“Është me rëndësi të theksohet fakti që pikërisht këto përmirësime janë nën drejtim të ambientit jetësor dhe me përcaktimet e qeverisë për agjendën e gjelbër e cila ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndryshimet për lëndët e para minerale rrisin edhe ingerencat e inspektoriateve dhe komunave.

“Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me rritjen e ingerencave edhe të inspektoriateve edhe të komunave në pjesën e shfuqizimit e kontratave të koncesioneve të cilët nuk punojnë në bazë të kontratës me të cilën e kanë marrë koncesionin qoftë për lëndët jometalike apo për lëndët metalike”, shtoi ai.

Koncensionerët të cilët kanë dorëzuar elaborate dhe projektet në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë duhet me përpikëri t’i respektojnë rregullat, në të kundërt do t’u shfuqizohen kontratat.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy