Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e re, Snopçe: Nuk mund t’i besojmë kësaj qeverie

Shkup, 15 janar – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka komentuar programin qeverisës së mandatarit Dimitar Kovaçevski.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Snopçe i propozon Kovaçevskit që të flasë për besimin në Qeveri, pasi siç tha ai, kjo është ajo çfarë i mungon Qeverisë së re.

Mungesën e besimit, siç tha Snopçe, e dëshmon me mbajtjen e ministrave paraprake edhe në Qeverinë e re, të cilët dëshmuan se janë të paaftë për të zgjidhur problem dhe për të bartur përgjegjësi.

Kështu përmendi ministrat e BDI-së dhe disa nga ministrat e LSDM-së, të cilët siç tha ai, e thelluan korrupsionin në vend dhe mosbesimin ndaj sistemit të gjyqësisë.

“Si e para, ju si mandatar duhet të flisni për besimin në Qeverinë. Besimi në Qeverinë shpërfaqet nëse propozoni kuadro të besueshme. Por ju çfarë propozoni? Ja, për shembull ministrat e BDI-së, të cilët kanë qenë në qeverinë paraprake, vazhdojnë të jenë ministra. Kjo tregon se ata kanë qenë të pagabueshëm, kurse nuk kanë asnjë përgjegjësi për asnjë skandal korrupsioni. Ofroni ministra si zotëri Spasovski, zotëri Mariçiqi, zotëri Nikollovski dhe ministra të tjerë të BDI-së që nuk kanë bartur përgjegjësi për dështimin e tyre. Ne jemi vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë, kurse ministri që ishte përgjegjës për të luftuar korrupsionin, vazhdon të jetë ministër në Qeverinë tuaj. Ne dhamë 200 pasaporta për narko-kriminelët që të shëtisin lirshëm duke rrezikuar zonën Shengen. Kishim skandale të shumta: (Sasho)Mijallkov kur dëshiron hyn, kur dëshiron del nga shteti, ish kryeministri (Nikolla) Gruevski iku, kurse zotëri Spasovski vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme. Ne të gjithë bashkërisht themi se gjyqësori nuk funksionon, se Ligjet nuk zbatohen dhe se kemi pandëshkueshmëri të personave që janë të afërt me Latasin. Këtë e tha edhe presidenti para vitit të ri, ndërkaq Mariçiqi vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë. Zotëri mandatar, kështu nuk fitohet besimi”, tha mes tjerash Snopçe.

Related posts

OBRM-PDUKM: Bisedime me Bullgari pas miratimit të Rezolutës në Kuvend

D V

Bashkëpunim i Kabinetit të presidentit Pendarovski dhe Fondacionit internacional për sisteme zgjedhore

Z H

Njihuni me kompanitë me pagat më të larta mesatare, prej 2000 deri në 10,000 euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More