Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e re izraelite miraton ndërtimin e vendbanimeve hebreje

Qeveria e re e koalicionit e formuar në Izrael, e udhëhequr nga kryeministri Naftali Bennett, dje ka miratuar një projekt për ndërtimin e 31 ndërtesave të reja në vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

mediat lokale raportuan se nënkomiteti Suprem i Planifikimit i Administratës Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes shqyrtoi projektin përpara miratimit të tij.

Në mesin e ndërtesave të miratuara për ndërtim janë një qendër tregtare dhe dy sinagoga.

Kjo është hera e parë që qeveria e drejtuar nga Bennet, e cila erdhi në pushtet më 13 qershor, miraton ndërtimin në vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor.

Ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, të cilat Izraeli i pushtoi në vitin 1967.

Më shumë se 400.000 kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën pushtim në Bregun Perëndimor./AA

Related posts

Giorgia Meloni po tregohet e moderuar

Xh M

Nga këndet e lojërave në marshime, fëmijët e Rusisë po përgatiten për luftë

Xh M

Deputetja shqiptare në Mal të Zi shpërthen për sulmin në Kosovë

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!