Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e pa interesuar të merret me krizën, shumë kompani mbyllen nga kriza energjetike

Shkup, 18 Shtator – Partia opozitare maqedonase VMRO ka kritikuar qeverinë aktuale për keq menaxhim të situatës me krizën. Në komunikatë thuhet se për shkak të krizës enegjetike shumë kompani po mbyllen dhe po punojnë me humbje.

 

“Me krizën energjetike dhe pamundësinë për ta përballuar atë, Dimitar dhe Vasko Kovaçevski e gjunjëzuan Maqedoninë. E futën në pasiguri të plotë ekonominë dhe qytetarët për shkak të mungesës, por edhe çmimit jashtëzakonisht të lartë të energjisë elektrike. Për shkak të paaftësisë së LSDM-së antimaqedonase, çdo ditë mbyllen ndërmarrjet me qindra të punësuar, sepse çmimi i rrymës është i lartë dhe nuk mund të përballojnë presionin për të punuar me fitim. Kontrata për blerjen e energjisë elektrike nga Bullgaria do t’i kushtojë shtetit 2 milionë euro në ditë, ose për periudhën për të cilën është lidhur kontrata 3-mujore do të jetë mbi 360 milionë euro. Nëse do të kishin mundësi kompanitë vendore të prodhojnë rrymë, tani do të paguanin dy herë më pak energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Nga VMRO thuhet se qeveria ka dështuar që të siguroj mbrojtjen e qytetarëve nga dimri i vështirë që po vjen.

“Qeveria kleptomane LSDM-BDI nuk ishte e interesuar të merrej me krizën energjetike, ata menduan vetëm për komisione dhe tenderë, në vend të prokurimit në kohë të qymyrit, naftës apo gazit. Për shkak të paaftësisë së tyre dëmin do ta paguajnë qytetarët. Qeverisë antimaqedonase do t’i nevojiten më shumë se gjysmë miliardë euro vetëm për ta kaluar këtë dimër dhe mbi 2.5 miliardë euro do të nevojiten për dy vitet e ardhshme për t’u marrë me energjinë dhe krizën e pritshme ekonomike. Qeveria kleptomane duhet të largohet sa më parë. Qytetarët çdo ditë jetojnë në pasiguri në rritje se si do ta kalojnë ditën. Duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme për të dalë nga kjo krizë në të cilën ata kanë zhytur vendin”, thonë nga VMRO.

Related posts

Zaev do të japë dorëheqje javën e ardhshme, pret suksesi i parë i qeverisë së re të jetë Konferenca ndërqeveritare me BE-në

D V

KSI propozon të mos mbahen më maskat, përpos në spitale, autobus, barnatore…

Z.H

Visar Ganiu, vizitova Shoqatën për personat me nevoja të veçanta “Mirsia”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More