Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e ngarkoi EMV-në të lidhë kontratë për shitblerje të energjisë termike me TE-TO-n

Shkup, 2 nëntor – Qeveria në seancën e sotme të 98-të e rishikoi dhe miratoi informatën për marrjen e masës për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në rast të gjendjes së krizës dhe solli vendim për marrjen e masës për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në rast të gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike.

 

Siç informojnë Pres shërbimi qeveritar, është angazhuar Kompania për shpërndarjen e energjisë termike EMV distribucioni i ngrohjes SHPKNJP Shkup të lidhë marrëveshje për shitblerje të energjisë termike me Shoqatën për prodhimin e energjisë elektrike dhe asaj termike TE-TO SHA Shkup, brenda sasive të nevojshme, konform nevojave të Shoqatës për shpërndarjen e energjisë termike EMV distribuim i ngrohjes SHPKNJP Shkup në baza mujore.

Paraprakisht SHA EMV ka lidhur marrëveshje me “Makpetrol” për furnizim me gaz natyror për termocentralet “Lindje” dhe “Perëndim” nga data 1 deri më 15 nëntor dhe në filialin “Energjetika” për periudhën nga 1 nëntor deri në 30 nëntor.

“Duke pasur parasysh se centrali privat i gazit TE-TO ka siguruar gaz për mënyrën e funksionimit të tij për muajin nëntor, për të nuk është bërë asnjë blerje nga SHA EMV, theksuan në atë kohë nga kompania shtetërore energjetike.

Theksuan se blerja e gazit natyror për një periudhë më të shkurtër kohore është bërë për faktin se çmimet e gazit natyror kanë rënë në bursa dhe se pritshmëritë janë që të sigurohen kushte më të favorshme, kryesisht financiare, nëse furnizohet në periudha të njëpasnjëshme.

Ata paralajmëruan se në ditët në vijim, EMV Distribucioni i ngrohjes do të nënshkruajë edhe marrëveshje me TE-TO-n për muajin nëntor për marrjen e energjisë termike nga ky termocentral i cili do të duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për Qytetin e Shkupit.

Related posts

Mini panair shkencor dhe festival pranveror

Z.H

Sistemi TIMS në Kapshticë dhe Qafë Thanë me probleme

Xh M

Tentuan të vjedhin në market dhe u përleshën me Policinë – arrestohen dy persona

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More