Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e miratoi Strategjinë për shëndetësi 2021-2030

Shkup, 7 dhjetor – Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria sonte e miratoi Strategjinë për Shëndetësi 2021 – 2030 me Plan Veprimi.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i qeverisë, përgjatë procesit transparent dhe gjithëpërfshirës gjatë përgatitjes së saj është marrë parasysh agjenda e BE-së për sisteme efektive, efikase dhe të kapshme me çka, mes tjerash, janë identifikuar tri çështje kyçe.

 

E para është mbështetje e efektivitetit të sistemeve shëndetësore, që përfshin sukses të sistemit shëndetësor, cilësi dhe siguri të mbrojtjes shëndetësore dhe integrimin e mbrojtjes shëndetësore në të gjitha nivelet dhe rritje të qasjes në mbrojtje shëndetësore me fokus në fuqinë shëndetësore të punës.

“Angazhimet për planifikim duhet të mendojnë zgjidhje të qëndrueshme në nivel të BE-së me të cilat do të sigurohet numër i mjaftueshëm i punëtorëve shëndetësorë të kualifikuar me aftësitë e vërteta të nevojshme për ofrimin e mbrojtjes shëndetësore të gjithëve që kanë nevojë; dhe përmirësim i sistemeve shëndetësore dhe roli i e-shëndetësisë, vlerësim i teknologjisë shëndetësore dhe sistemet informatike shëndetësore”, qëndron në kumtesën e shërbimit për informim të qeverisë. 

Related posts

Kush janë anëtarët e Komisionit për Falje te Presidenti Pendarovski?

Z H

Zjarri në Manastir, Konjanovski: Në terren janë 27 zjarrfikës! Dy persona kanë lëshuar në kohë objektin

D V

Transportuesve u nevojiten lehtësime në vendkalimet kufitare dhe rrugë moderne

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More