Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e miratoi informacionin për realizim të buxhetit në kuartalin e parë të vitit 2021

Shkup, 2 prill – Qeveria në mbledhjen e sotme të 62-të, e cila përkoi me 29-të vjetorin e miratimit të buxhetit të parë të Republikës së Maqedonisë së pavarur në vitin 1992, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për realizim të buxhetit në kuartalin e parë të vitit 2021.

 

Krahasuar me kuartalin e parë të vitit të kaluar, kur pandemia me koronavirusin ende  nuk kishte ndikim mbi ekonominë, të ardhurat totale të realizuara në Buxhet  ishin  48.549 miliard denarë,  që është më shumë për 4,4% nga periudha e njëjtë  në vitin 2021, gjegjësisht për 5,4% më shumë nga kuartali i parë në vitin 2019, njoftoi pres shërbimi qeveritar për informim.

Në këtë rritje marrin pjesë pothuajse të gjitha llojet e të ardhurave tatimore dhe të ardhurat nga kontributet dhe të gjitha shënojnë rritje në kuartalin e parë krahasuar me  kuartalin e njëjtë në vitin 2020 dhe 2019.

Realizimi i shpenzimeve kapitale në Buxhet në kuartalin e parë të këtij viti arrin 16,5 për qind në krahasim me  shpenzimet totale të planifikuara kapitale për vitin 2021, gjegjësisht, krahasuar me kuartalin e njëjtë të vitit 2020, kur nuk kishte krizë ekonomike për shkak të pandemisë, shënon rritje prej 97,7 për qind.

Sipas informacionit të Ministrisë së Financave, në janar të vitit 2021 eksporti i mallrave është rritur për 15,4 për qind në bazë vjetore, me të cilën  me dinamikë të përforcuar  vazhduan zhvillimet pozitive në këtë segment. Importi i mallrave është me rritje prej 5,3 për qind dhe kontribuoi  që deficiti tregtar në janar të zvogëlohet për 29 për qind, ndërsa tregtia me pakicë në periudhën e njëjtë  shënon rritje prej dy për qind.

Në janar paga mesatare shënon  rritje vjetore prej 2,7 për qind, para se gjithash si rezultat i rritjes së pagave në shëndetësi.

Sipas zhvillimeve të fundit fiskale dhe makroekonomike  pritet në vitin 2021 të kthehet rritja ekonomike dhe t’i tejkalojë goditjet pandemike. Parashikimet janë se me rimëkëmbjen e kërkesës së jashtme, që fuqishëm ndikon  në eksportin tonë, si rritja e  kërkesës vendore  e mbështetur nga masat ekonomike  antikrizë të jenë shtytës të rritjes ekonomike, i cili është projektuar në 4,1 për qind.

Trendet pozitive janë vërtetuar edhe në kreditimin e popullatës dhe ekonomisë. Në shkurt  kreditë totale u rritën për 4,4 për  qind në bazë vjetore, në kushte të rritjes për kredi të amvisërive për 7,1 për qind dhe për rritje  të kredive ndaj kompanive prej 1,4 për qind. Potenciali total i depozitave  në shkurt realizoi rritje vjetore prej 7,1 për qind.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për risistemim të mjeteve të pashfrytëzuara  deri te  kufiri i përcaktuar në 15 për qind nga shpenzimet kapitale të planifikuara prej  buxhetit bazë të sjellur me rishpërndarje të përfshira te shfrytëzuesit buxhetor nga pushteti qendror në kuartalin e parë të vitit 2021 sipas Ligjit për realizim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Risistemimin e mjeteve të pashfrytëzuara deri në kufirin e përcaktuar – pjesën tjetër deri në 15 për qind e  realizon Ministria e Financave pas detyrës zyrtare të shkallës 414 – Rezerva për shpenzimet kapitale në suaza të buxhetit të shfrytëzuesit buxhetor pa të drejtë  shpenzimi.

Në rast se shfrytëzuesit buxhetor nga pushteti qendror do të realizojnë 40 për qind të shpenzimeve kapitale në nivel të nënprogramit dhe shkallës nga buxheti bazë i sjellur me rishpërndarje të përfshirë të mjeteve që nga tremujori i dytë, mjetet të cilat paraprakisht  ishin rishpërndarë sipas nenit 4 të Ligjit për realizim të buxhetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, Ministria e Financave sipas detyrës zyrtare do t’i kthejë  në nënprogramin përkatës dhe shkallë prej ku  janë rishpërndarë, qëndron në kumtesë. 

Related posts

KSHZ-ja miratoi IKT strategji 2021-2023 që duhet t’i ndihmojë për mbrojtjen edhe nga sajber sulmet

Z H

Shahpaska: Shtëpitë e vogla në grupe janë konfirmim për suksesin e reformës sociale

D V

CIVIL: Të zvogëlohet prania e liderëve partiak gjatë fushatës zgjedhore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More