Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar propozime: Përmes kamerave të incizohen administratorët kur punojnë me qytetarë

Shkup, 13 korrik – Në mbledhjen e sotme qeveritare janë shqyrtuar propozime që përmes kamerave dhe ‘body-camera’ të rregullohet puna e administratorëve në situata kur është e domosdoshme që ata drejtpërdrejtë fizikisht duhet të punojnë me qytetarët.

 

Ky propozim për kontrollim të punës së administratorëve, sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Qeverisë, ka për qëllim të shërbejë si mekanizëm për parandalim të korrupsionit.

Propozimet janë shqyrtuar në kuadër të diskutimit për Planin për luftimin e korrupsionit që parasheh digjitalizimin e proceseve me çka do të zvogëlojë kontaktin e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe administratorëve dhe me këtë do të zvogëlojë mundësinë për korrupsion.

Grupi i punës, thonë nga Qeveria, tashmë i përgatit edhe të gjithë propozim-ndryshimet e ligjeve për të zbatuar digjitalizimin dhe, siç ka njoftuar zv.kryeministri, Ljupço Nikollovsi, këto propozime do të dërgohen në Kuvend deri në fund të muajit gusht.

Në mbledhje, Qeveria ka vendosur të formojë edhe një grip pune që do të ketë për detyrë të definojë se çfarë pajisje janë të nevojshme për të digjitalizuar proceset.

Related posts

Nga dita e nesërme qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i marrin letrnjoftimet

D V

Ambasadori holandez paralajmëroi vizitën e kryeministrit Mark Rute në vendin tonë

Z H

Afati për parashtrimin e TVSH-4 vazhdohet deri më 27 tetor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More