Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria e Kosovës vendos për shtesat e policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka njoftuar se ka marrë vendim për shtesat për policë.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit tetor, transmeton Telegrafi.

“Përfshihen shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë, shtesat për Njësinë Speciale intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt do të kenë 150 shtesë, 120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare  do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do të marrin nga 50 euro”, tha Kurti.

Kryeministri tha se propozimi për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme.

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

D V

Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin

D V

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy