Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria do të vendosë nesër për çmimin e rrymës

Shkup, 6 dhjetor – Nesër qeveria do të vendosë se me çfarë çmimi EMV do t’i shesë rrymë EVN Home. Drejtori i termocentraleve shtetërore Vasko Kovaçevski, thotë se më në fund kanë arritur t’i bëjnë planet financiare për prodhimin vendor, por edhe sa para do t’u nevojiten për realizimin e prokurimeve publike të parapara për vitin 2022.

 

Kovaçevski siguron se në vend të 60 për qind të parashikuara ligjërisht të energjisë elektrike të nevojshme për amvisëri, EMV do ta sigurojë të gjithë energjinë dhe nuk do të ketë nevojë për import të shtrenjtë të energjisë elektrike nga bursat.

“Presim që në ditët në vijim, e ndoshta nesër në një seancë të mbyllur qeveria të sjellë vendim të tillë, të rekomandojë çmim dhe deri më 9 dhjetor, derisa zgjatë thirrja e hapur e EVN Home, të paraqesim ofertë zyrtare”- deklaroi Vasko Kovaçevski Drejtor i EMV-së

Related posts

Maqedonia e Veriut bllokon punëtorët sezonalë nga Shqipëria

D V

Tetovë: Asnjë i vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

D V

Qeveria: Kompanitë kompetente dhe pushteti lokal të sigurojnë energji ngrohëse për qytetarët në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More