Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë ngrohjen në Shkup deri në fund të krizës

Shkup, 4 nëntor – Qeveria e ka miratuar sot tekstin e kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet. Linja e kredisë për kujdes dhe likuiditet është në vlerën 530 milionë euro, ndërsa mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim edhe për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në tregun e energjisë termike, për energjinë termike të konsumuar nga konsumatorët e kategorisë familjare, në kushtet e një situate krize në furnizimin me energji termike.


Sç njpofton SHërbimi për informim i Qeverisë, ky vendim për sezonin e ri të ngrohjes praktikisht nënkupton vazhdimin e subvencionimit nga ana e Qeverisë në pjesën e faturave të energjisë termike të amvisërive, për të mbrojtur amvisëritë nga çmimi më i lartë i energjisë tërmike siç ka qenë edhe deri më tani.


Masa për mbështetje financiare është paraparë të realizohet në përputhje me të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të përcaktuara me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e MV, në pronësi shtetërore, Shkup dhe bartësit e licencës për furnizim me energji termike. në zonën e qytetit të Shkupit.


Masa i referohet periudhës kohore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi – deri në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji termike.


“Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shqyrtoi dhe miratoi Informatat lidhur me nevojën për lidhjen e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Federal të Zvicrës, për themelimin e partneritetit për migrim, dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit. Nënshkrimi i këtij Memorandumi, sipas sqarimit të MPB-së, do të kontribuojë në avancimin, thellimin dhe zgjerimin e dialogut në fushën e migracionit”, shtohet më tej në kumtesë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy