Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 55-të

Shkup, 28 qershor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, në mbledhjen e rregullt 55-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e Trupit i përhershëm operativ për zhvillimin e konceptit për një  shoqëri dhe interkulturalizmi.

Mes tjerash, Qeveria do të sjell mendim për informacionin me propozim për marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve, ndërsa lidhur me pamundësinë për të realizuar të drejtat e përcaktuara në Ligjin e personave të paevidentuar në librin amë të të lindurve.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informacioni i Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile për gjendjet në raport me sigurimin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore nga ana e organizatave civile.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj. 

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M