Shkup, 7 korrik – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në Qeveri do ta promovojë linjën kreditore pa interes “KOVID 4”.
Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe drejtori i Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov.
Linja kreditore pa interes “KOVID 4” e projektuar në 10 milion euro, është pjesë e pakos së gjashtë të masave antikrizë. Parashikon grante deri në 15.000 euro për firmat nga sektoret më të goditura: turizëm, hotelieri, ivent industrinë, institucionet shëndetësore private, tregtarët individualë dhe zejtarë, nëse hapin vende të reja pune dhe i rrisin të ardhurat.
Në prill të këtij viti Qeveria i obligoi Kabinetin e Bytyqit dhe Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Bankën Zhvillimore t’i ndërmarrin hapat e domosdoshëm për operacionalizim të kësaj mase.