Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria amerikane mbulon shpenzimet e strehimit të afganëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim online me përfaqësues të dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan.

 

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ky takim u organizua nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit amerikan, Wendy R. Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland.

Në emër të qeverisë amerikane, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Sherman dhe Nën Sekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane.

Në mbledhjen saj të 26-të, Qeveria ka marrë vendim për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Ekipet përkatëse të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me hollësitë e strehimit të tyre.

Related posts

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Vaksina antiCOVID-19 nuk ka mikroçip

D V

Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve, ne jemi fitues të vërtetë të zgjedhjeve

D V

Policia vazhdon kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More