Agjencia Zhurnal.mk.

Qëndroi i varur jashtë trenit që lëvizte me shpejtësi afro 100 kilometra në orë, britaniku filmon rrugëtimin e tij nëpër Londër

Ky është momenti rrëqethës kur një i ri qëndroi i varur jashtë trenit që lëvizte me afro 100 kilometra në orë.

 

Pamjet janë publikuar në kanalin DyingLlama në YouTube, ku i riu me kamerën e vendosur në kokë filmon rrugëtimin me tren, transmeton Telegrafi.

Është interesant sesi miqtë që e përkrahnin nga brendësia e vagonit e pyesnin nëse po kënaqet – e ai vazhdimisht ua bënte me dije se po e filmon tërë udhëtimin.

E pas arritjes së trenit në stacionin e metrosë, ai zbret drejt në platformë duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pasagjerët që ishin në stacion, shikonin të habitur kur ai qëndronte i varur dhe derisa treni lëvizte i përshëndeste.

Videoja shpejt u bë virale e ngjarja raportohet të ketë ndodhur në metronë e Londrës, ku miliona njerëz në ditë e frekuentojnë.

Related posts

Zbulohen për herë të parë sekretet e bërthamës së Marsit

D V

Valixhja që zgjidhni zbulon se cili është udhëtimi që mund të ndryshojë jetën tuaj

D V

Shikim i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More