Agjencia Zhurnal.mk.

Qendra për mësim të përjetshëm në Fakultetin Filozofik në Shkup

Shkup, 26 tetor – Arsimimi është kyç për arritje të punësimit të plotë dhe çrrënjosjen e varfërisë dhe shtetet me konventa të ndryshme dhe deklarata u detyruan të fokusohen në qasjen, barazinë dhe inkluzivitetin, cilësinë dhe rezultatet nga mësimi në kuadër të konceptit për mësim të përjetshëm.

 

Kjo i përfshin të gjitha kategoritë e rritura, edhe pse shpesh konsiderohet se janë vetëm personat e rritur dhe domethënë edhe joformalisht, krahas arsimimit, duke përmbushur shtrirje të gjerë të nevojave dhe kërkesave për mësim.

Në Fakultetin Filozofik në Shkup ka filluar të funksionojë Qendra për mësim të përjetshëm, qëllimi i së cilës është që të kontribuojë ndihmë dhe mbështetje të njerëzve që të adaptohen më lehtë në ndryshimet në shoqëri.

Qendra u promovua në konferencën “Ditë të mësimit të përjetshëm” në të cilën drejtuesja e Qendrës, Elena Rizova tha se kjo do të jetë urë që do t’i ndërlidh universitetet dhe nevojat e ndryshueshme në shoqëri, tregun e punës dhe kuadrin profesional.

Konferencën e hapi rektori i USHCM, Nikolla Jankullovski, i cili theksoi se mësimi i përjetshëm është prioritet i çdo shoqërie dhe ekonomie të bazuara në dituri dhe se ende në vitin 2000, Strategjia e Lisbonës e thekson rëndësinë e resurseve njerëzore dhe investimin në edukim, trajnim dhe përsosjes për arritje të rritjes ekonomike, rritje të konkurrencës në tregun e punës dhe uljen e papunësisë.

Theksoi se shumë shkaqe të ndërlidhura, para se gjithash, me globalizimin, trendet demografike, nevojat ekonomike dhe kulturore etj, të cilat tregojnë në domosdoshmërinë nga aktivitetet e përgjithshme urgjente në fushën e mësimit të përjetshëm, të cilat duhet të inkorporohen në kuadër institucional, por edhe në sistemet edukative të vendit.

Related posts

MPB: Në Shkup janë shqiptuar 168 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

N E

AFP: Dorëheqja e Zaevit sjellë pasiguri të re në skenën politike në Ballkan

Z H

Panovski: Ka protokoll për mjekim të coronavirusit, por askush nuk e publikon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More