Agjencia Zhurnal.mk.

Qendra e re Klinike në Shkup – projekti në letër që nuk po bëhet vepër, premtoi gjithkush nuk e realizoi askush!

Shkup, 24 nëntor – Ka kaluar një dekadë që kur është bërë premtimi i parë për ndërtimin e një Qendre të re Klinike në Shkup, që nga atëherë nuk është ndërmarrë as edhe një hap konkret në këtë drejtim, përpos që është hapur një gropë, e më vonë u zhvendos vendi i planifikuar, që projekti për realizim duhej të fillonte sërish nga fillimi. Kjo reflekton se kemi të bëjmë me një projekt i cili përmendet vetëm në fushata elektorale, dhe premtohet nga secila parti. Premtimi i parë ishte dhënë nga VMRO-DPMNE, kryesisht nga Qeveria Gruevski, premtimi i njëjtë është dhënë edhe nga LSDM, në Qeverinë Zaev, por tani me një Qeveri të re Kovaçevski as që flitet për këtë projekt. Cila parti politike do ta realizojë sigurisht që nuk do t’i mungojnë as pikët politike, prandaj edhe ka ngecje e shkaktohen pengesa, dhe ky projekt flet për këtë realitet që nuk është në pyetje interesi e nevojat e qytetarëve, por më e rëndësishme se kjo është beteja politike se kush do të merr pikë politike, shkruan Zhurnal.

 

Qendra Klinike në Shkup nga projekti në letër asgjë në vepër-

VMRO-DPMNE parti e cila ka qeverisur me vendin për një kohë të gjatë, në listën e premtimeve të parealizuara është edhe premtimi për ndërtimin e një Qendre të re Klinike. Premtim që e ka dhënë nga viti 2011, ndërsa në vitin 2014 kryeministri i atëhershëm, e azilanti i sotshëm, Nikolla Gruevski, dhe ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, prenë shiritin e kuq për të shënuar fillimin e ndërtimit. Që atëherë, vetëm një gropë e hapur ka mbetur në vendin e Klinikës së vjetër të Gjinekologjisë. Përpjekjen e fundit për të filluar ndërtimin e ka bërë VMRO-DPMNE dhjetë ditë para largimit nga pushteti, kur nënshkroi marrëveshjen me kompanitë Granit, Beton, dhe një kompani italiane për ndërtimin e një Qendre të re Klinike në vend të asaj aktuale me vlerë 72 milionë euro, gjatë vitit 2016.

LSDM, pas ardhjes në pushtet në vitin 2017, paralajmëroi gjithashtu se edhe kjo parti kinse projektin e papërfunduar nga VMRO-ja, këto do të arrijnë ta ndërtojnë Qendrën Klinike. Vitin tjetër, 2018, qeveria njoftoi se kishte vendosur që projekti mos të realizohet në lokacionin ekzistues në qendër të Shkupit, por në periferi të qytetit, në fshatin Bardovcë, ku do të ndërtohet nga fillimi, edhe pse asgjë nuk ishte ndërtuar, përpos një grope të madhe që ishte hapur. VMRO si hap konkret për këtë projekt kishte nënshkruar një marrëveshje dhe kishte hapur një gropë, ndërkaq më keq se kaq nga LSDM si hap konkret në drejtim të realizimit të këtij projekti që e kishin edhe zotim e premtim gjatë fushatës, kanë bërë vetëm ndryshim të lokacionit nga ku kishte planifikuar VMRO-ja.

Sa është paraparë kosto për realizimin e Qendrës së re Klinike?

Në fillim kur ishte ndërmarrë iniciativa e parë për ndërtim të Qendrës së re Klinike në Shkup, në bazë të hartimit të planit atëkohë, në vitin 2014 nga Qeveria Gruevski, ishte paraparë që projekti në fjalë të kushtojë 72 milionë euro. Ndërkohë, sa më shumë vonohej realizimi i këtij projekti aq më shumë rritej kostoja e parashikuar, 6 vite më vonë konkretisht në vitin 2020 në Qeverinë Zaev po i njëjti projekt ishte paraparë rreth 500 milionë euro.

Por nëse llogaritet tani në këtë periudhë që kriza ekonomike e ka kapluar vendin, rajonin e botën, do të dalin shifra shumë herë më të larta, nga ajo që ishte parashikuar në fillim. Prandaj, çdo vonesë do të kushtojë edhe financiarisht, por sigurisht që dëmi më i madh do të jetë ai që qytetarët nuk do të marrin shërbimet e duhura shëndetësore në një Qendër të re Klinike.

Pse u bllokua ky projekt ligj nga VMRO-DPMNE në Kuvend?

Projektligji për ndërtimin e Qendrës Klinike është dorëzuar në Kuvend në vitin 2020, por është bllokuar me 2000 amendamente nga opozita e atëhershme dhe kjo e sotshmja VMRO-DPMNE, e cila kundërshton projektin. Sipas tyre, bëhet fjalë për një krim të mundshëm në një lokacion të papërshtatshëm pa e ditur saktësisht se sa do të kushtojë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se me një kosto më të ulët se ajo 500 milionë euro mund të realizohet i njëjti projekt. Mes tjerash ka shprehur edhe dyshimet e tij mbi projektin në fjalë, sipas tij bëhet fjalë vetëm për një studim fizibiliteti prej 35 faqeje dhe për këtë të merren 500 milionë nga buxheti i shtetit është e tepërt dhe e pa pranueshme për VMRO-DPMNE. Ky i fundit thotë që ky projekt mund lehtësisht të bëhet edhe 600 milionë euro me shpenzimet shtesë, dhe se nuk ka besim te Qeveria e udhëhequr nga LSDM, sipas tij Qeveria më e korruptuar në Evropë, nuk do ta ketë privilegjin të keqpërdor buxhetin e qytetarëve.

Megjithatë, nëse ky premtim i dhënë do të ishte realizuar deri më tani, qytetarët do të trajtoheshin në një Qendër të re Klnike, me kushte moderne e në mënyrë efikase. Situata me pandeminë më lehtë e më mirë do të ishte menaxhuar sepse kishte pasur kapacitete të mjaftueshme, si kadrovike ashtu edhe me shtretër. Mbase, kriza shëndetësore me pandeminë dha përgjigjen e qartë se në çfarë gjendje të mjerueshme është shëndetësia në vend. Por, edhe dy vite më vonë asgjë nuk ndiko pandemia që shëndetësia të përgatitet për situata të paparashikuara dhe të jetë në gjendje për të ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve të këtij vendi. /Zhurnal.mk

Related posts

Trençevska: Ndërtojmë unitet dhe baraspeshë për të gjithë qytetarët tanë

Z.H

Priyanka Chopra looks gorgeous in this white dress during a visit to her restaurant Sona

Lea Muslija

Agresioni rus, pasojat në Ballkanin Perëndimor, Ruzhin: Gjasat janë minimale, dëmtohet ekonomia

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More