Agjencia Zhurnal.mk.

Qëllohet me armë zjarri 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Shkodër, pasi u qëllua me armë zjarri në rrethana të cilat ende nuk janë bërë me dije.

 

Pjetër Kola është paraqitur në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës rreth orës 18:00, i plagosur ne fshatin Qafë Çelë, Pukë

Menjëherë pasi u paraqit në Qendrën Shëndetësore, ai u transportua në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Related posts

Dy të vdekur e 2,029 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Reshje bore në veri të Shqipërisë, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

D V

Restaurimi i kishës ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More